Lëvizja e Hënës
Hëna është trup qiellor më i afërt. Ajo është Sateliti i vetëm natyror i Tokës dhe qarkullon rreth saj nga perëndimi në lindje për afro një muaj. Kulmimi I saj vonohet çdo ditë me 50 min. Pra ajo nuk qëndron gjithnjë prane të njëjtit yll por zhvendoset në kah të kundërt të rrotullimit të dukshëm të sferës qiellore. Gjëja e parë që bie në sy është ndryshimi I formës së Hënës. Ajo duket herë si drapër a vetull, herë si gjysmë disk, herë disk i plotë e herë nuk duket fare. Format e ndryshimit të saj quhen faza dhe shpjegohen lehtë. Këto ndryshime ndodhin për gati një muaj dhe përsëriten. Peroda e ndryshimit të fazave të Hënës, më saktësisht intervali i kohës ndrëmjet dy fazave të njëjta të njëpasnjëshme të Hënës quhet muaj sinodik. Muaji sinodik mesatarisht është 29d,53. Perioda e një qarkullimi të plotë të Hënës rreth Tokës në lidhje me yjet quhet muaj yjor ose siderik. Ky mesatarisht është 27d, afërsisht 2d më I shkurtër se muaji sinodik. Në diskuin e Hënës mund të dallohen disa njolla pak të errëta të rrethuara nga pjesë të ndritshme. Vihet re lehtë se pozicioni i tyre është i pandryshuar, d.m.th ne shikojmë gjithnje po atë gjysmë rruzull të Hënës. Ky është tipari më interesant i qarkullimit të Hënës rreth Tokës. Hëna i kthen Tokës gjithnjë të njëjtën faqe. Kjo vjen ngaqë perioda e qarkullimit të Hënës rreth Tokës është e barabartë me periodën e rrotullimit të Hënës rreth bushtit të vet. Në përgjithësi, në lëvizjen e Hënës vihen re mjaft lëkundje te ndryshime të elementëve të saj. Vijat e nyjave, siç quhet vijë-prerja e planit të orbitës së Hënës me planin e ekliptikës, nuk qëndron paralel me veten por rrotullohet në planin e ekliptikës në kah të kundërt të qarkullimit të Hënës duke i dalë kështu asaj përpara me 18 vjet e 7 muaj. Edhe perigji i orbitës lëviz, ai zhvendoset në kahun e qarkullimit të Hënës dhe e mbaron një qarkullim të plotë për 9 vjet. Prandaj intervali ndërmjet dy kalimeve të njëpasnjëshme të Hënës nëpër perigje është pak më i gjatë se muaji yjor.