MeteorËt
Meteori është trup qiellorë që lëviz brenda hapësirës së Sistemeve të yjeve. Lëviza e këtyre trupave mund të shikohet thjeshtë me sy. Vëzhgimi i lëvizjeve dhe rënieve të tyre në Tokë ka filluar që në kohët e lashta. Që në vitin 467 p.e.sonë, Anaksagorasi i Klazomenait, përshkruan rënien spekulatore të një trupi të tillë. Meteorët kur bien në atmosferën e Tokës, nga fërkimi nëpër ajër gjatë shpejtësisë së madhe ndizen dhe digjen. Meteorët duken si yje që shkëputen nga qielli.
Meteorët (Meteorite)
Shiu Meteorik
Meteorët mund të shikohen pothuajse gjithë vitin por në kohë të caktuara të vitit ky aktivitet është më i madh dhe quhet Shi Meteorik. Kjo zakonisht ndodh kur Toka kalon në orbitën e Kometës. Toka ndjek të njëjtën rrugë rreth Diellit çdo vit kështu që gjithmonë kalon mbi gjurmët e kometës në të njëjtën pike të orbitës kështu që në mund të shikojmë Shiun Meteorik në të njëjtën kohë të vitit. Çdo meteor në shi mendohet se vjen nga e njëjta pike e qiellit që njihet me emrin 'Radiant'. Çdo Shi Seteorik është emëruar në baze të konstelacionit ku mendohet se ndodhet radianti. Kështu për shembull Gemindis mendohet se rrjedh nga konstilacioni Gemini dhe Leonids mendohet se vjen nga Leo.

Kometat
Kometet ose yjet me bisht. Këta trupa qiellorë kanë pamjen e një bërthame me bisht të ndritshëm shumë të gjatë. Kometet janë copa të stërmëdha akulli të papastër, të përziera me pluhura dhe mbeturina gurësh. Shumica e tyre i afrohen Diellit vetëm për periudha të shkurtra kohe. Kur një kometë i afrohet Diellit, rrezet e Diellit e ngrohin dhe ajo fillon të shkrijë. Ndërsa shkrin, ajo lëshon gazet dhe pluhurat e mbërthyera në akull. Ato mbeten pas kometës dhe krijojnë një bisht të gjatë. Kometat kanë tre pjesë kryesore: koka,trupi dhe bishti. Ajo është asteroid i cili gjatë lëvizjes dhe shpejtësisë krijohen shkëndija që neve na duken si Yje me bisht. Kometa me e njohur është kometa e Haleut.